FFK afër marrëveshjes me dy super lojtarë që janë pjesë e skuadrave gjermane, Ujkani e zbulon se cilët janë ata
Zëvendës drejtori i kombëtares së Kosovës në futboll Samir Ujkani ka qenë i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ në ATV.
Ujkani ka thënë që FFK ka bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme duke e angazhuar për trajner gjermanin Franco Foda.
Sipas tij Foda do të angazhohet që të sjell edhe futbollistë të ri në kombëtaren e Kosovës.
Po ashtu Ujkani ka deklaruar në ATV, që FFK është në bisedime edhe me Elvis Rexhbeçajn, mesfushorin i cili aktivizohet te Augsburg dhe talentin e Bayern Munich, Artijon Ibrahimovic.
“Unë po shpresoj që Rexhbeçaj do të jetë gati për ndeshjen me Armeninë me 22 mars, por varet si shkon proceduara e dokumentacionit. Sa për për Ibrahimovic ka një kohë të gjatë që Federata ka biseduar me familjen e tij dhe jemi në kontakt, por pa e pa në fushë nuk mund te them diçka tjetër”, tha Ujkani.
Kujtojmë që në prezantimin e trajnerit Franco Foda, ditën e shtunë vet i pari i futbollit të Kosovës, Agim Ademi bëri të ditur që Elvis Rexhbeçaj, do t`i bashkohet Kosovës.