Guardiola pas trofeut të Superkupës: Vërtet jemi të lumtur
Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij në përballje me Sevillën.
“Qytetarët” mbrëmë fituan Superkupën e Evropës pasi mundën Sevillan (5-4), pas penalltive.
Strategu spanjoll thotë se skuadra e tij është e lumtur që ka fituar trofeun e Superkupës. City sezonin e kaluar rrëmbeu tripletën.
“Ne vërtet jemi të lumtur që tashmë kemi fituar një titull këtë sezon. Jam shumë i lumtur për klubin. Ne nuk e kishim këtë trofe në kabinetin tonë, tani e kemi”, ka thënë Guardiola.
“Ishte një ndeshje e ngushtë si finalja kundër Interit. Ne kishim humbur një ndeshje të ngushtë kundër Arsenalit në minutën e fundit (në Community Shield). Tani duhet të mbyllim vitin në Arabia Saudite, kur do të luajmë në Kupën e Botës për Klube”, ka theksuar strategu spanjoll.