Liverpool shkëlqen ndaj Brentford-it, një tjetër hap në garën për titull

Liverpool shkëlqen ndaj Brentford-it, një tjetër hap në garën për titull

Liverpool ka marrë një fitore të rëndësishme në Premier League, teksa ka mundur 1-4 Brentford në transfertë.

“The Reds” e mbyllën pjesën e parë në epërsi, falë golit të Nunez në minutën e 35-të.

Skuadra e Jurgen Klopp insistoi për golin e sigurisë dhe e gjeti atë në të 55-tën minutë, me anë të Mac Allister.

Pak më vonë, Salah thelloi shifrat. Sulmuesi Ivan Toney ngushtoi shifrat në të 75-tën, duke realizuar kështu golin e nderit. Në minutat e fundit pati kohë edhe për Gakpo, i cili vulosi shifrat në 1-4.

Me këtë rezultat, Liverpool renditet në vendin e parë me 57 pikë. Ndeshja e radhës është ndaj Luton, në shtëpi.

Brentford renditet në vendin e 14-të me 25 pikë. Sfida e radhës është ndaj Cityt, në mesjavë.

Share This