Presidenti Duka uron presidentin Ademin për Ditën e Pavarësisë
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pranuar sot një letër urimi nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Kreu i futbollit shqiptar dhe njëherësh zëvendëspresidenti i UEFA-s, i shprehu presidentit Ademi urimet më vëllazërore në emër të të gjithë komunitetit të futbollit shqiptar, si dhe u shpreh i lumtur për progresin e Kosovës përgjatë këtyre viteve.
“Pa asnjë diskutim, përmes futbollit Federata e Futbollit të Kosovës është një ambasodore e shkëlqyer në promovimin e vlerave të shumta që Kosova ka”, ka shkruar Duka.