Në Angli e bëjnë fakt: Xabi Alonso do të jetë pasardhësi i Klopp
“Xabi po bën një punë të jashtëzakonshme. Gjenerata e re e trajnerëve është tashmë këtu dhe unë do të thoja se Xabi është një nga më të mirët. Ai është një ish-lojtar i klasit botëror që ka punuar me trajnerët më të mirë dhe kjo gjithmonë ndihmon. Pastaj ai ishte trajner që kur luante. Futbolli që ai shpreh, skuadrat që ndërton dhe nënshkrimet që ka bërë janë absolutisht të jashtëzakonshme.”
Edhe Jurgen Klopp e konsideron trajnerin aktual të Bayer Leverkusenit si zëvendësuesin e tij ideal.
Bankina e Liverpool-it duket se ka gjetur njeriun e duhur për të çuar përpara projektin e trajnerit që fitoi gjithçka me “të kuqtë”, duke u ofruar për më tepër një futboll të njohur dhe spektakolar.
Klopp vendosi të pushonte dhe drejtuesit menduan menjëherë të kontaktojnë një ish-yll të klubit, i cili është bërë ndërkohë një nga trajnerët më të vlerësuar në Evropë.
Xabi Alonso e çoi Leverkusen nga fundi i Bundesligës në krye në vetëm 16 muaj. Basku ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë dhe po dominon kampionatin gjerman pas fitores 3-0 ndaj të kampionëve në fuqi të Bayernit të Mynihut.
Futbolli i tij di të kombinojë momentet e spektaklit të pastër me efektivitetin më shumë se bindës në fazën e mbrojtjes. Kështu ka befasuar, për shembull, skuadrën e Tuchel në përplasjen direkte. Pasi mendoi për De Zerbin, Liverpooli preferoi të fokusohej tek një trajner më i ngjashëm me Klopp në disa koncepte.
Rrëmbimi i tij nga Bayer duket më pak i vështirë sesa pritej duke qenë se në kontratën e tij, siç raportohet nga Bild, ekziston një klauzolë që do t’i lejonte atij të lirohej, por vetëm të pranonte ofertën e klubeve ku ai luajti: Liverpool, Bayern Munich dhe Real Madrid.