125 gola me fanellën e Interit, Lautaro: Rinovimi? Jemi në rrugën e duhur

125 gola me fanellën e Interit, Lautaro: Rinovimi? Jemi në rrugën e duhur

Me golin e shënuar kundër Salernitanës (i 99-ti në Serie A), Lautaro Martinez bën një hap tjetër në historinë e Interit.

125 gola gjithsej në të gjitha kompeticionet për argjentinasin, i cili ia kalon një ish-sulmuesi dhe kapiteni tjetër si Icardi dhe tani është i teti në listën e golashënuesëve më të mirë të të gjitha kohërave të skuadrës zikaltër.

Për më tepër, argjentinasi është lojtari i tretë në historinë e Interit që shënon të paktën 20 gola për tre sezone radhazi në Serie A pas Giuseppe Meazza (pesë – nga 1929/30 deri në 1933/34) dhe Stefano Nyers (katër – nga 1948 /49 deri në 1951/52).

“Ne i qasemi të gjitha ndeshjeve në të njëjtën mënyrë. Ndonjëherë kemi sukses, ndonjëherë jo; por ne gjithmonë përpiqemi të bëjmë të njëjtën punë. Në këtë rrugëtim kemi punuar shumë për pjekurinë, tani dalim në fushë të ndërgjegjshëm si grup dhe ekip dhe mundohemi ta demonstrojmë në çdo ndeshje.

Ne po ecim përpara me forcën e grupit, kanë ardhur lojtarë të rinj dhe të gjithë janë vënë në dispozicion. Po punojmë për ta çuar Interin në krye. Rinovimi? Jemi në rrugën e duhur, kam ende dy vite e gjysmë nga kontrata ime aktuale”, ka thënë Lautaro Martinez pas fitores së djeshme kundër Salernitanës.

Share This