Krasniqi e Rrahmani i japin fitoren Rapidit

Krasniqi e Rrahmani i japin fitoren Rapidit

Ermal Krasnqi dhe Albion Rrahmani kanë qenë vendimtarë në fitoren 2-0 të Rapid Bukureshit ndaj skuadrës së Hermannstadt.

Ndeshja e cila ishte e vlefshme për Javën e 26-të të Liga 1 dhe është zhvilluar në “Stadionul Rapid-Giulesti” është mbyllur me rezultat 2-0.

Pjesa e parë nuk ka pasur gola, por në pjesën e dytë futbollistët kosovarë kanë realizuar nga një gol secili, duke i dhënë fitoren skuadrës së tyre.

Krasniqi ka shënuar në minutën e pesëdhjetë e katërt, ndërsa Rrahmani në minutën e gjashtëdhjetë e katërt. Krasniqi ka qenë asistues i golit të Rrahmanit.

Në tabelën e kryesuar nga FCSB, Rapid gjendet në vendin e dytë.

Share This