Mourinho parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve dhe Premier Ligës

Mourinho parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve dhe Premier Ligës

Liverpooli, Arsenali dhe Manchester City janë shfaqur si favoritët e plotë për kurorën këtë sezon.

Vetëm dy pikë i ndajnë “Të Kuqtë” në krye nga “Topçinjtë” dhe “Citizens” pas 24 ndeshjesh, por skuadra e Guardiolas ka një ndeshje për të rikuperuar.

Pavarësisht cilësisë së Arsenalit, Mourinho nuk mendon se ata mund të fitojnë titullin e Premier Ligës këtë sezon.

Duke folur me Rio Ferdinand në podcast-in VIBE with FIVE, ish-trajneri i Romës mbështeti Liverpoolin dhe Manchester City si favoritët.

“Premier Ligë… City ose Liverpool, kështu që nuk po bëj gabim. Por mendoj se City”, tha ai.

Portugezi bëri edhe parashikimin e tij për Ligën e Kampionëve, duke veçuar Cityn dhe Real Madridin si favoritë.

“Ligën e Kampionëve… Unë do të thosha City ose Real Madrid. Do të ishte një surprizë e madhe për mua nëse do ta fitonte një ekip tjetër.

“Do të më pëlqente shumë që Reali ta fitonte sërish”, pranoi Mou.

Share This