Partizani sfidon Valmierën për të bërë historinë në Evropë
Partizani ende nuk ka mbyllur llogaritë me Valmierën dhe për të bërë diçka të tillë i duhet sonte një tjetër ndeshje si ajo e para shtatë ditëve ku triumfoi në Riga me shifrat 2-1.
Liga e Konferencës është kthyer në një kompeticion i lakmuar për të besuarit e Zoran Zekiç, të cilët do të synojnë kualifikimin në turin e katërt.
Ndeshja do të luhet në “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 20:00, me të kuqtë që duken favoritë në letër megjithatë asgjë nuk do të jetë e lehtë.
Fitorja 1-2 në transfertë me përmbysje, i jep Partizanit komoditetin që të luajë edhe për një barazim.