Nikli 74’ ndal Ballkanin, s’ka fitues në Gjilan, Drita rigjen fitoren
Kanë përfunduar të tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani ka barazuar 2:2 me Feronikelin ’74, raporton KP.
Pa fitues ka përfunduar edhe ndeshja që u zhvillua në Gjilan, mes Gjilanit dhe Prishtinës, rezultati final i së cilës është i barabartë 1:1.
Ndërkaq, skuadra e Dritës i është rikthyer fitores në Superligë, pasi që e mposhti sot Lirinë me rezultat minimal 1:0.
Ballkani 2:2 Feronikeli ‘74
Gjilani 1:1 Prishtina
Liria 0:1 Drita