Renditja UEFA: Italia në krye, Serie A synon 5 skuadra në Champions
Falë sukseseve të Lazios dhe Milanit dhe barazimit të Romës, Italia ka pasur një javë mjaft pozitive në kupat e Evropës.
Dhe falë rezultateve të këqija të skuadrave gjermane, skuadrat italiane janë duke u ngjitur në renditjen e shteteve.
Tani ëndrra për një vend të pestë në Ligën e Kampionëve në sezonin 2024/25 (e rezervuar për dy të parët në tabelë) duket shumë më afër.
Italia është e vetmja, së bashku me Francën, ndër federatat kryesore që ka ende në garë të gjitha skuadrat e saj: Inter, Milan, Napoli, Lazio, Fiorentina, Roma dhe Atalanta. Është thelbësore që ekipet italiane të vazhdojnë sa më gjatë rrugëtimin e tyre në Kupat e Evropës.
Ndërsa Italia konsolidon vendin e parë, Gjermania kalon Anglinë, skuadrat e kësaj të fundit do të zbresin në fushë javën e ardhshme midis raundit tjetër të Ligës së Kampionëve dhe fazës së 16-të të Konferencës dhe Europa League.
Renditja aktuale 2023-2024
Italia – 14.714 pikë (shtohet një vend në Champions)
Gjermania – 13.928 pikë (shtohet një vend në Champions)
Anglia – 13.875 pikë
Spanja- 12.937 pikë
Franca – 12.250 pikë