2 Korriku e fton Mbappen t’i bashkohet skuadrës
Futbollisti i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe mbrëmë ishte temë diskutimi në rrjetet sociale pasi u konfirmuar largimi i tij nga Paris Saint-Germian.
Skuadra nga Liga e Parë e futbollit në Kosovë, FC 2 Korriku ka shprehur interesimin e saj për futbollistin francez, shkruan Indeksonline
Përmes rrjeteve sociale ata kanë bërë paralajmërimin e transferimit të Kylian Mbappe.
“Kylian Mbappe, ne jemi gati, le ta bëjmë këtë të mundur”, shkruhet në postimin e klubit kosovar.
Sigurisht që kjo është vetëm një satir e skuadrës nga Prishtina, kjo edhe për shkak se mediat tashmë raportojnë për të ardhmen e futbollistit në fjalë.
Mbappe mund t’i bashkohet Real Madridit, por ka oferta të shumta në tavolinë, duke përfshi këtu edhe skuadrat, si: Liverpooli, Chelsea, Barcelona dhe Inter.