De Ketelaere: Atalanta, skuadër perfekte
Charles De Ketelaere tashmë është lojtar i ri i Atalantës.
Belgu është huazuar te Atalanta nga Milani. De Ketelaere duke folur për herë të parë si lojtar i Atalantës, ka thënë se kjo mundësi erdhi në kohën e duhur.
Sipas tij, Atalanta është skuadër perfekte. De Ketelaere thotë se mezi pret të nis aventurën tek skuadra e Gasperinit.
“Zgjodha Atalantën dhe kjo është mundësinë e duhur në kohën e duhur. Kur isha në Belgjikë, Atalanta më ndoqi, tani jam këtu një vit më vonë”, ka thënë De Ketelaere.
“Përshtypja ime është se Atalanta është skuadër më shumë cilësi, vitin e kaluar ata dolën në vendin e pestë. Për mua janë ekip perfekt. Jam shumë i lumtur që do të luajë këtu. Jam i lumtur edhe për tifozët e kësaj skuadre dhe mezi pres t’i takoj”, ka theksuar reprezentuesi i Belgjikës.