Feyenoord-Roma, kështu mbyllet ndeshja, ja rezultatet tjera

Feyenoord-Roma, kështu mbyllet ndeshja, ja rezultatet tjera

Takimi i parë i raundit të 1/16-ave të Europa League mes Feyenoord dhe Romës mbyllet me barazimin 1-1.

Sfida e luajtur në “De Kuip” rezultoi shumë e luftuar dhe me raste të shumta nga të dyja anët, megjithatë në fund u mbyll me vetëm dy gola.

Ishin vendasit ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Paixao që shënoi, duke përfituar nga pakujdesia e Romës në minutën e 45+1’.

Miqtë barazuan në minutën e 67’, me Lukakun që shënoi më kokë, pas asitit të dhuruar nga Spinazzola.

1-1 dhe Feyenoord-Roma do ta vendosin në “Olimpico” fituesin dhe skuadrën që kalon në raundin e 1/8-ave të Europa League javën e ardhshme.

Share This