Ranglista e klubeve shqiptare në Evropë – Ballkani i pakapshëm lë pas klubet nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut
FIFA dhe UEFA kanë përditësuar sot (e enjte), 15 shkurt, ranglistën me ekipet përfaqësuese dhe klubet e futbollit, ku pjesë e tyre janë edhe klubet shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Në ranglistën e publikuar sot nga FIFA, për klube me renditjen më të lartë është Ballkani, i cili zë pozitën e 159 me 8,500 pikë, ndërsa pas tyre renditen Shkëndija në vendin e 176 me 8,000 pikë dhe Shkupi në pozitën e 180 me 7,500 pikë.
Pas tyre vijnë Partizani dhe Drita në pozitat 211-të dhe 212-të me nga 6,500 pikë, Laçi në vendin e 233-të me 6,000 pikë dhe Tirana në vendin e 257-të me 5,500 pikë.
Teuta në vendin e 287-të me 4,500 pikë, Vllaznia në vendin e 312 me 4,000 pikë dhe Struga në vendin e 327 me 3,500 pikë kompletojnë dhjetëshen e klubeve shqiptare që janë më lartë në ranglistë.
Ekipet tjera shqiptare në ranglistë në pozitat më të ulëta janë: Gjilani në vendin 340-të, Prishtina e 345-ta, Kukësi i 368-ti, Dukagjini i 370-ti, Llapi i 371-ti, Feronikeli i 372-ti, Deçiqi i 389-ti, Renova e 409-ta dhe Egnatia e 411-ta.