Caktohen gjyqtarët, ja kush e gjykon derbin Gjilani – Prishtina

Caktohen gjyqtarët, ja kush e gjykon derbin Gjilani – Prishtina

Java e 20-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll këtë vikend zhvillohet me orar pak më ndryshe.

Për shkak të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, ndeshjet do të luhen te premten dhe të dielën derisa dita e shtunë është e lire, shkruan Ballkani.info.

Derbi luhet të premten ndërmjet Gjilanit e Prishtinës, derisa në shortin e hedhur sot në ambientet e FFK-së, gjyqtari kryesor është caktuar Erdion Podvorica.

Sfidë joshëse është edhe Llapi – Dukagjini derisa “bilbili” kryesor do të jetë Mentor Ajeti.

Më poshtë gjeni orarin dhe gjyqtarët komplet të javës së 20-të.

Share This