E do Barcelona, ylli i Gironës: Nuk besoj se e kanë numrin tim…
Alex Garcia është një nga objektivat e Barcelonës për merkaton verore.
26-vjeçari, i cili aktivizohet si qendërmesfushor dhe po shkëlqen me Gironën në La Liga, pëlqehet shumë nga katalanasit.
Presidenti Laporta do të paraqesë në fundin e sezonit një ofertë zyrtare për shërbimet e lojtarit që debutoi me kombëtaren e Spanjës gjatë nëntorit të vitit të kaluar.
Garcia nuk e mban mendjen te markato, madje e merr me sportivitet dhe humor lajmin që po e kërkon Barcelona: “Nuk mendoj se ata e kanë numrin tim të telefonit…Kur luan në nivele të mira, padyshim që shumë klube shfaqin interes për ty. Dhe menjëherë nisin thashethemet e merkatos. Gjithsesi, le të shohim se çfarë do të ndodhë në fundin e sezonit. Sigurisht që do të më pëlqente të luaja me Barcelonën. Është klubi që kam ndjekur që i vogël dhe i preferuari im”, u shpreh Garcia, pjesë e skuadrës që ndodhet në vendin e dytë në kampionatin spanjoll.
Mesfushori ka shënuar 3 gola gjatë këtij sezoni në La Liga me skuadrën e Michel, ndërkohë që numëron edhe 4 asiste.