Renditja e re e FIFA-së, kjo është pozita e Kosovës
Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka humbur një vend në ranglistën e FIFA-s.
Nga pozita e 101-të, Kosova ka rënë në pozitën e 102-të me 1202 pikë. Ranglista e re u publikua të enjten.
Për dy pozita rënie ka pësuar edhe Shqipëria. Shqipëria bie në vendin ne 64-t me 1382 pikë.
Për një pozitë ka rënë edhe Zvicra, ku rregullisht paraqiten kapiteni Granit Xhaka dhe zëvendëskapiteni, Xherdan Shaqiri.
Kampionia e botës, Argjentina mbetet në vendin e parë, nënkampionia Franca në pozitën e dytë, ndërsa Anglia në vendin e tretë.