Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott shkruan për takimin me presidentin Ademi, lavdëron kreun e FFK-së

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott shkruan për takimin me presidentin Ademi, lavdëron kreun e FFK-së

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka shkruar për takimin që kishte me presidentit të FFK-së, Agim Ademit.

Presidenti Agim Ademi dje priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Abbot përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se ndihet i lumtur që ka takuar mikun e tij, presidentin Ademi.

“U takova me mikun tim Agim Ademi të Federatës së Futbollit të Kosovës për t’u përshëndetur. Dy nga pikat kryesore të kohës sime ishin kur Anglia mori atë mbështetjen në vitin 2019 ndjekur nga shansi që ta shikoja ndeshjen Irlandë Veriore kundër Kosovës në vitin 2022, në të dy rastet isha pranë Agimit, gjithashtu edhe ministrit të Kulturës nga Prishtina”.

“Sporti vazhdon t’i bashkojë dy shtetet tona së bashku”, shkroi Abbot.

Share This