Bashkimi eliminon Pejën në një sfidë dramatike, kalon në gjysmëfinale
Bashkimi ka arritur të mposht Pejën në çerekfinalen e Kupës së Kosovës me rezultat 73-64.
“Arpagjikt” ishin në epërsi gjatë shumicës në kohës dhe në fund arritën të triumfojnë.
Më meritori për fitoren e Bashkimit ishte Erik Copes me 16 pikë e nëntë kërcime, teksa lojë të mirë bënë edhe Altin Morina dhe Will Daniels me nga 13 pikë secili.
Kurse për Pejën më i miri ishte Kwame Voughn me 12 pikë.
Prizrenasit në gjysmëfinale do të takohen me fituesin e ndeshjes Prishtina-Prizreni.