Zidane i mahnitur nga Bellingham: Është një lojtar i jashtëzakonshëm, bën gjëra të pabesueshme

Zidane i mahnitur nga Bellingham: Është një lojtar i jashtëzakonshëm, bën gjëra të pabesueshme

Është nga ata lojtarë, që nuk i vijnë shpesh botës së futbollit.

Ish-“ylli” i Juventus e Real Madrid, Zinedine Zidane tashmë në rolin e një prej analistëve të këtij sporti, ku opinioni i tij është shumë i rëndësishëm ka folur ditët e fundit edhe për paraqitjet e “pasardhësit” e tij, me fanellën e “Los Blancos”, Jude Bellingham.

“Superylli” anglez, i cili u transferua për shifrën e 103 milionë eurove, gjatë merkatos së verës, nga “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, te “Galaktikët” e Real Madrid po shkëlqen me fanellën e 14 herë kampionëve të Evropës, performanca të cilat duket se kanë mahintur edhe një ish-lojtar, si Zidane, i cili ka “thurur” jo pak elozhe për anglezin.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm që bën gjëra të pabesueshme. Ju mund ta kishit imagjinuar se çfarë do të bënte, por ai ka tejkaluar të gjitha statistikat me atë që po bën. Sepse nuk duhet të harrojmë se ai është vetëm 20 vjeç. Ai erdhi me shumë dëshirë dhe shumë gola. Kjo është ajo që ai po bën, e vendos stekën shumë lart dhe thjesht po i tregon botës se kush është dhe është fantastike ta shoh kështu”, u shpreh “legjenda” franceze.

Share This