Conte: Kam një ëndërr, dua të fitoj Championsin! Çfarë më tha babai

Conte: Kam një ëndërr, dua të fitoj Championsin! Çfarë më tha babai

Antonio Conte është rikthyer të flasë për futboll dhe të ardhmen e tij.

Tekniku italian qëndron pushim prej marsit të vitit të kaluar, kur e mbylli me Tottenhamin. Emri i 54-vjeçarit është lidhur me skuadra të ndryshme, sidomos me Milanin.

Në një intervistë për Telegraph, Conte theksoi se është i mbushur me energji dhe gati për të nisur një aventurë të re. Ëndrra e madhe është fitimi i Champions League si trajner, teksa si futbollist e ka fituar me Juventusin (1996).

“Sinqerisht, unë e kam një ëndërr: një ditë do të doja të ngrija larg në qiell trofeun e Champions League edhe si trajner. Jam i qartë që është shumë e vështirë. Njerëzit mendojnë se është e thjeshtë.

Por duhet të jesh në klubin e duhur, klub që përputhet me ambiciet e tua, klub i gatshëm për të hedhur hapin e fundit për fitimin e Champions League.

Mjafton të shihni Manchester Cityn dhe sa kohë iu desh për të ndërtuar suksesin e arritur. 7 vite, apo jo?

Dua t’ia jap këtë gëzim babait tim. Ai më ka thënë: ‘Do të doja të të shihja me trofeun e Championsit’. Nuk është aspak e thjeshtë, por të gjithë kanë të drejtën të ëndërrojnë.

Unë duhet të fitoj. Përndryshe, të tjerët presin të festojnë dështimin tim. Kjo është e vërteta”, u shpreh Conte.

Share This