Pioli: Champions-i i Milanit është Europa League
Fitoret në kampionat i kanë dhënë Milanit një entuziazëm të ri, por tashmë është koha që djemtë e Stefano Piolit të mendojnë sërish për Europën.
Nuk është më muzika e Champions League, por ambicia për të dalë mirë në Europa League:
“Natyrisht që jemi një hap më poshtë, por është një kompeticion i rëndësishëm me ekipe të shkëlqyera. Ambicia jonë është të arrijmë deri në fund, por nuk do të jetë e lehtë. Rennes është një ekip i shkëlqyer dhe ne duhet të jemi gati”, ka thënë trajneri i Milanit në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Rennes.
“Fakti që nuk e kemi fituar kurrë këtë kompeticion është një nxitje shtesë. Disa muaj më parë pati zhgënjim, por tani Champions-i i Milanit është Europa League dhe ne duhet të mbetemi të fokusuar sepse Rennes është shumë mirë. Duhet të kemi ambicie për të arritur deri në fund të këtij kompeticioni, edhe pse do të jetë shumë e vështirë dhe me skuadra shumë të forta si Leverkusen dhe Liverpool, të cilët janë të parët në ligat e tyre përkatëse”, ka thënë mes të tjerash Pioli.