Kroos i sinqertë: Goli i Leipzigut ishte i rregullt
Goli i anuluar i Leipzig në sfidën e mbrëmshme kundër Realit të Madridit shkaktoi shumë polemika.
Një vendim kaq i diskutueshëm saqë edhe Toni Kroos kishte vështirësi për ta kuptuar.
Duke folur për Prime Video Germany, mesfushori gjerman ka pranuar se goli i shënuar nga Sesko në minutën e 2-të duhej të ishte akorduar.
“Në pjesën e parë folëm shumë për atë që ndodhi në minutën e dytë, për anulimin e golit të Leipzig. Nuk ishte jashtë loje. Pati një shtytje të vogël ndaj portierit. Nuk e di nëse e keni parë, por mendoj kjo nuk është në favor të futbollit. Nuk është çështja nëse është një gol në favor të Leipzig-ut, thjesht mendoj se është një gol i rregullt.
Çfarë mendoni ju?”, pyetën Kroos nga studio dhe ai u përgjigj: “Mendoj që gjyqtari ka dhënë pozicion jashtë loje sepse një lojtar shqetësoi portierin, por portieri nuk do ta kishte arritur topin gjithsesi dhe kjo është arsyeja pse arbitri duhej akordonte gol të vlefshëm”
Anësori ngriti flamurin e tij dhe pas një rishikimi të shpejtë të VAR-it, gjyqtari Irfan Peljto konfirmoi vendimin për të anuluar golin. Reali më pas fitoi ndeshjen 1-0 me golin e Brahim Diaz, i cili bëri një përformancë të shkëlqyer.