Mbappe, nëna e tij agjente dëshiron gjithmonë më shumë
Mbappe dhe nëna e tij agjente, Fayza Lamari, janë protagonistët e një fokusi të detajuar në Relevo, i cili citoi disa burime të afërta për të shpjeguar situatën.
Burimi i parë i intervistuar shpjegoi: “Në shumë gjëra Fayza ngjan me Florentino Perez. Ka momente që flasin shumë dhe me shumë njerëz. Ata nuk e masin veten, nuk kanë filtra, por janë të dy njerëz shumë inteligjentë , të cilët përpiqen dhe zakonisht marrin më të mirën për interesat e tyre”.
Relevo thekson se si nëna e Mbappe ka qenë themelore gjatë gjithë karrierës së djalit të saj dhe se Real Madrid e ka njohur prej kohësh mënyrën e saj të sjelljes: “Ajo është një negociatore e pamëshirshme. Ajo gjithmonë dëshiron më shumë dhe di ta bëjë këtë. Ajo dëgjon dhe dëgjon, është shumë inteligjente”.
Mbappe ka rrëfyer në një intervistë gjatë Kupës së Botës 2018: “Unë i tregoj asaj gjithçka, madje edhe për miqtë e mi. Ajo di gjithçka, është e besuara ime. Ne kemi të njëjtat shije. Ajo gjithashtu blen rrobat e mia, bën foto dhe i dërgon për të mësuar se çfarë mendoj, por ka raste që mi blen pa pyetur dhe nuk dështon. Kemi një lidhje të veçantë”.
Një tjetër burim i përmendur nga Relevo tha për nënën agjente të Mbappe: “Ajo është një person shumë kapriçioz, lufton për djalin e saj dhe për paratë e familjes së saj. Ndryshe nga përfaqësuesit e tjerë, ajo e di se duke qenë nëna e Mbappe-s, ajo nuk do ta humbasë atë. Kjo i jep asaj një avantazh. Në pjesët që ajo nuk i kontrollon, mbështetet në një avokat të besuar”.
Më pas shpjegohet se nëna e Mbappe e kishte gjithmonë të qartë se Kylian do të arrinte në elitën e futbollit. Në vetëm 11 vjeç, ai u ftua të stërvitej në ekipin e të rinjve të Chelseat, falë rekomandimit të Daniel Boga, i cili ishte skaut i klubit anglez në atë kohë.
“Fillimisht fola me Wilfried, babain e tij, por shpejt e kuptova se nëna e tij ishte në krye”, ka treguar vetë Boga për The Athletic.
Më pas Boga shtoi: “Nëna është si zjarri: bam, bam, bam, bam, bam, bam! Chelsea u tha atyre se duhej të vazhdonin ta shihnin Mbappen për të nënshkruar me të, Fayza u përgjigj: Jo, nuk do të kthehemi. Nëse doni të nënshkruani, bëjeni tani. Në pesë vjet do të duhet të paguash 50 milionë nëse e dëshiron”.