“Vrasës në metrat e fundit”, ish-mbrojtësi i Juventus: Për Bellingham ia vlejnë 100 milionë euro!
Jude Bellingham po luan vetëm sezonin e parë me Real Madrid, por përshtatja e tij me Los Blancos e bën të duket si një veteran i “galaktikëve”.
Britaniku është shndërruar në yllin më shkëlqyes në organikën e trajnerit Carlo Ancelotti, teksa fantazisti ka lënë në hije edhe emra si Vinicius Junior apo Rodrygo.
Së fundmi, ish-mbrojtësi i Juventus, Andrea Barzagli theksoi se për një si Bellingham ia vlen të shpenzosh 100 milionë euro.
“Imapkti i tij në një skuadër si Real Madrid ishte impresionues. Ai është një futbollist moder dhe “vrasës” në metrat e fundit të fushës. Ka fizik të jashtëzakonshëm, cinik para portës dhe shumë teknik. E them me bindje se ai është nga ata lojtarë që ia vlen të shpenzosh 100 milionë euro.
Real Madrid dhe Manchester City janë pretendentet për të fituar Champions Leaguen. Reali dihet që ka historinë me vete në këtë kompeticion ndërsa City është fituesi në fuqi.
Megjithatë, Champions League është një kompeticion shumë i vështirë dhe që jo gjithmonë e fiton skuadra më e mirë”, u shpreh Barzagli.