Vëllaznimi-Golden Eagle Ylli, kjo skuadër kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Vëllaznimi-Golden Eagle Ylli, kjo skuadër kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Vëllaznimit dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Rezultati i ndeshjes së zhvilluar të hënën ka qenë 76:58 (31:12, 18:19, 12:14, 15:13).

Alonzo Verge Jr ishte lojtari më i shquar për Golden Eagle Ylli, duke shënuar 18 pikë, duke bërë katër kërcime dhe duke dhënë gjashtë asistime për ekipin e tij.

Ndërsa te Vëllaznimi, Jordan Dallas u dallua me performancë, duke regjistruar 14 pikë dhe 11 kërcime.

Fitorja e Golden Eagle Ylli i çon ata drejt sfidës së gjysmëfinales, ku do të përballen me Trepçën.

Share This