Man City ‘shkel’ Copenhagen, mbyll hesapet që në ndeshjen e parë
Man City, ashtu siç pritej, ka triumfuar në ndeshjen e parë të fazës me eliminim direkt ndaj Copenhagën.
Por skuadra e Pep Guardiolës, pavarësisht dominimit dhe morisë së rasteve të krijuara, fitoi me “vetëm” dy gola diferencë përballë ekipit surprizë të këtij edicioni të turneut.
Goli i shpejtë i De Bruyne i dha qetësinë kampionëve në fuqi të cilët krijuar shumë raste para portës por nuk kishin saktësinë për të thelluar diferencën ndaj ekipit danez. Ky i fundit, shfrytëzoi një gabim të Ederson për të barazuar shifrat me anë të Matson. Por Bernardo Silva ktheu buzëqeshjen te Guardiola para mbylljes së pjesë së parë, kur i dha edhe një herë avantazhin anglezëve.
Dominimi i miqve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, me raste të shumta dhe breshëri gjuajtjesh drejt portës. Megjithatë, portieri Grabara rezistoi deri në minutat shtesë, kur Foden vulosi edhe golin e tretë për suksesin 3-1 që bën thuajse fakt të kryer kualifikimin e Cityt në turin tjetër.