Liverpool-i ia plotëson ëndrrën Erikssonit
Klubi i madh anglez, Liverpool, ka konfirmuar se do t’ia plotësojë ëndrrën trajnerit anglez, Sven-Goran Eriksson.
75-vjeçari zbuloi në janar se i ka mbetur edhe një vit jetë dhe pranoi se ishte një tifoz i “të kuqve”, duke shtuar se do të ishte ëndrra e tij të merrte drejtimin e klubit.
Ish-trajneri i Anglisë, Sven-Goran Eriksson do të drejtojë skuadrën e “Liverpool Legends” në ndeshjen e bamirësisë kundër Ajax-it në mars.
“Ne jemi të kënaqur të konfirmojmë se Sven-Goran Eriksson do të jetë pjesë e ekipit drejtues të LFC Legends për ndeshjen kundër Ajax Legends në Anfield, më 23 mars”, thuhet në njoftimin e klubit nga “Anfield”.
Eriksson do të drejtojë një ekip ku përfshihen ikonat e Liverpool-it, Ian Rush, John Barnes dhe John Aldridge për eventin e Fondacionit LFC në “Anfield”.