Leao, objektiv i Barcelonës

Leao, objektiv i Barcelonës

Barcelona tashmë është duke menduar për afatin kalimtar të verës.

“Blaugranat” pothuajse të dorëzuar në garën për titull të kampionit në La Ligë, janë hedhur në sulm për përforcime të reja.

Katalonasit sipas medieve spanjolle, janë të interesuar për yllin e Milanit, Rafael Leao.

Drejtuesit e Barcelonës kërkojnë të blejnë një lojtar të talentuar që garanton shpejtësi dhe gola.

Leao, i cili është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Stefano Piolit, ka një klauzolë lirimi prej 175 milionë eurosh të vlefshme vetëm nga data 5 deri më 15 korrik.

Share This