Finalja e Super Bowl 58 shkruan historinë, shifra marramendëse të parave

Finalja e Super Bowl 58 shkruan historinë, shifra marramendëse të parave

Finalja e 58-të e Super Bowl e fituar nga Kansas City ishte e veçantë jo vetëm për faktin se për herë të parë u mbajt në Las Vegas, por edhe për shifrat marramendëse të parave të qarkulluara rreth saj.

Sipas ekspertëve eventi i transmetuar në “CBC” mbajti përpara ekranit plot 100 milionë telespektatorë.

Sa i përket reklamave kanë qenë plot 50 kompani të cilat kanë paguar diçka më shumë se 7 milionë dollarë amerikanë për të reklamuar në 30 sekonda produktet e tyre.

Madje njëri prej spoteve të transmetuar gjatë Super Bowl 58 ka patur si regjisor dhe protagonist Martin Skorcezen.

Finalja e në qytetin e “mëkateve” ka hyrë në histori pasi për eventin janë vendosur diçka më shumë se 23 miliardë dollarë.

Kurrë më parë një finale e futbollit amerikan nuk kishte bërë që të luheshin shifra kaq të mëdha.

Ndërsa sa i përket edicionit të radhës ai do të mbahet në New Orlenas në stadiumin “Caesars Superdome”. Me këtë zgjedhje të NFL-së qyteti në fjalë organizon për herë të 11 këtë event duke barazuar qytetin e Miamit.

Share This