“Marca”: Real Madrid ende nuk ka bindur Mbappe ekonomikisht
Kylian Mbappe dhe Real Madrid nuk kanë arritur ende një marrëveshje.
Këtë e ka shkruar sot gazeta spanjolle “Marca”, sipas së cilës sulmuesi francez i PSG-së ende nuk ka finalizuar një marrëveshje ekonomike me klubin e Florentino Perez.
Kontrata e yllit transalpin skadon në qershor dhe, duke përjashtuar kthesat e reja, ai nuk do të rinovojë kontratën e tij.
Kështu që nisi zyrtarisht negociatat me Realin, klubi spanjoll i cili ende nuk ka arritur të bindë nënën e tij e cila është edhe agjentja e francezit.
A do të jetë e ardhmja e Mbappe në Bernabeu? Ndjesitë në shtypin spanjoll janë pozitive, por ajo që ka ndodhur vitet e fundit i detyron të gjithë të ruajnë kujdesin maksimal.