“Mallorca ka nevojë për versionin më të mirë të Muriqit”, Marca vlerëson sulmuesin dardan
Është kthyer Vedat Muriqi. Është realitet që sulmuesi i Mallorcas është ende larg nivelit të tij më të mirë pas dy muaj e gjysmë në infermieri, por me atë goditje me kokë që dha kundër Rayo Vallecanos sulmuesi dardan po i afrohet versionit të tij më të mirë.
“Kundërhelmi” më i efektshëm që Muriqi të kthehet ai që të gjithë presin është të “takohet” në vazhdimësi me golin.
Kjo ishte ajo që bëri kundër Rayos, një rival që “Pirati” e përfshiu plotësisht në garën për mbijetesë.
Goditja me kokë e Vedat në minutën e 91-të të ndeshjes vlejti tri pikë të arta për t’u larguar nga zona e rënies, por ishte gjithashtu një goditje se i jep energji sulmuesit, i cili e ka pasur të vështirë larg fushës.
Nuk kanë qenë javë të lehta për “Murin”, siç e thërrasin në dhomat e zhveshjes. Ai e ka pasur të vështirë të rigjejë gjendjen më të mirë fizike, diçka e logjikshme duke pasur parasysh përmasat e tij dhe dëmtimin që kaloi.
Pavarësisht se ishte i lënduar për gati tre muaj, me golin e shënuar kundër Rayos sulmuesi i Mallorcas tani është golashënuesi më i mirë i ekipit të tij në ligë së bashku me Abdón Prats.
Natyrisht, golat e Muriqit i kanë mundësuar Mallorcas të marrë gjashtë pikë në kuadër të katër fitoreve që skuadra e Javier Aguirre ka në kompeticionin vendas.
Kosovari shënoi në Vigo në fitoren 0-1 ndaj skuadrës së Benitezit dhe ndaj Rayos veshi përsëri petkun e shpëtimtarin.
Mallorca ka nevojë për versionin e tij më të mirë për të siguruar mbijetesën dhe për të ëndërruar në Kupës.
Muriqi, pas ndeshjes, ka folur me sinqeritet për atë që po përjeton:
“Kam dashur shumë të jem sërish Muriqi i vërtetë, të shënoj sërish gola. Jam shumë i lumtur, por duhet të vazhdojmë. Unë i dua shumë tifozët e Mallorcas dhe familjen time. Shpresoj që do të jemi këtu edhe për shumë vite.”