Enrique pas fitores ndaj Lilles: Ishim shumë të mirë

Enrique pas fitores ndaj Lilles: Ishim shumë të mirë

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Lilles se Edon Zhegrovës.

Parisienët mundën Lillen (3-1), në fundjavën që lamë prapa, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të elitës së futbollit francez.

“Ishte një paraqitje shumë e bukur. Është shumë e rëndësishme që të shoh lojtarët të performojnë mirë pavarësisht minutave që kanë në dispozicion”, ka thënë Enrique.

“Ishim shumë të mirë në mbrojtje, shumë të mirë në sulm, megjithëse kundërshtari kaloj në avantazh. Nuk kishim dyshim dhe të gjithë lojtarët e mi ishin të jashtëzakonshëm”, tha strategu spanjoll.

PSG kryeson tabelën në Ligue 1 me 50 pikë të tubuara, 11 më shumë së ndjekësi Nice, kurse, Lille ndodhet në vendin e katërt me 35 sosh.

Share This