Milan mposht Napolin e Rrahmanit në kryederbin italian
AC Milan e ka mposhtur Napolin, me rezultat 1-0, të dielën në “San Siro” në kryederbin italian të kësaj fundjave.
“Rossonerët” para tifozëve të tyre ia dolën të arkëtojnë tri pikë të mëdha në garën për kreun e tabelës.
Të përzgjedhurit e Stefano Piolit u tregun ekip më i mirë se kampionët në fuqi të Italisë, skuadër në të cilën tashmë titullar i padiskutueshëm është edhe mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani.
Ylli i Kombëtares sonë, bëri paraqitje mjaft mirë pavarësisht humbjes në këtë duel.
Theo Hernandez (25’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Milanin në epërsi prej 1-0, gol ky që në fund doli të jetë vendimtar në këtë sfidë joshëse.
Pas kësaj fitore, Milani ka 52 pikë në vendin e tretë, tetë me pak se lideri i tabelës, Inter, kurse, Napoli zë vendin e nëntë me 35 sosh.