Bëri het-trik me asistime, këto janë fjalët e Emir Sahitit pas ndeshjes
Hajduk Split fitoi ndaj Slaven Belupos me rezultat 4-0 në ndeshjen e xhiros së 22-të Superligës së Kroacisë, ku lojtari më i mirë në fushë ishte Emir Sahiti.
Golat u shënuan nga Nikola Kalinic, Josip Brekalo, Anthony Kalik dhe Filip Cuic, por Sahiti, ishte heroi i papritur i Hajdukut me tre asistime.
Ai ka folur pas ndeshjes duke thënë se është i lumtur me fitoren në këtë ndeshje, sidomos me tre asistimet e tij që i ndodh për herë të parë.
“Fitore e merituar, hymë 100 për qind, luajtëm mirë, fituam, të gjithë dhamë maksimumin, përgëzime për djemtë. Unë bëj maksimumin, jam këtu për ekipin”.
“U munduam pak, ne kishim shumë mundësi, faleminderit zotit që Kalinic shënoi. Ai është me përvojë, është këtu për ekipin dhe jam i kënaqur që shënoi”.
“Mund të bëjë më mirë, jam i kënaqur me tre asistime. Mund të kishim shënuar edhe një gol, dhe asistimet janë një motivim për të ecur përpara”, ka thënë Sahiti.