Vendos goli i Ocampos, Atletico mposhtet në “Sánchez Pizjuán”
Fitore me peshë e Sevillas në “Sánchez Pizjuán” përballë Atleticos së Madridit në javën e 24-t të La Ligas.
Skuadra andaluze, e cila deri tani ka zhvilluar një sezon për t’u harruar, triumfoi falë golit të Romeros, që në minutën e 15-të, i shërbyer nga Ocampos.
“Los Colchoneros” patën kohën e mjaftueshme për të ndryshuar rrjedhën e lojës, por jo kthjelltësinë për të shkuar deri te goli.
U mbyll me fitoren e Sevillas kjo ndeshje, e pesta sezonale, por andaluzët ende duhet të mendojnë për të siguruar mbijetesën, pasi zona europiane mbetet shumë larg.