Man Utd triumfon me mund ndaj Aston Villas
Manchester United i ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Aston Villa në kuadër të xhiros së 24-të në Premier League.
“Djajtë e Kuq” fituan me rezultat të ngushtë 1:2, sfidë që ishte e hapur nga minuta e parë.
Man Utd ishte më agresive në minutat e parë, ku edhe e gjeti golin e epërsisë përmes qendërsulmuesit Rasmus Hojlund, që realizoi pas asistimit të Harry Maguire (17’).
Aston Villa pastaj mori lojën në “dorë”, duke ndërtuar disa aksione të mrekullueshme që deri vonë s’arritën t’i finalizojnë.
Ishte Douglas Luiz që e barazoi rezultatin me një gol të bukur, pasi u gjend në vendin e duhur pas një topi të kthyer (67’0.
Megjithatë, Man Utd arriti t’i fitonte pikët e plota përmes Scott McTominay që realizoi pas asistimit të Dalot (86’).
Man Unitedi tani mbledh 41 pikë në pozitën e gjashtë në tabelë, pesë më pak se Aston Villa që zë vendin e pestë.