Real Madrid në ankth, lëndimi i Bellingham është i rëndë
Real Madrid humbet shërbimet e Jude Bellingham në një moment vendimtar të sezonit, me mesfushorin që pësoi një dëmtim në kavilje gjatë ndeshjes së “Galaktikëve” ndaj Gironës.
Britaniku shënoi dy nga katër golat e madrilenëve në fitoren 4-0 ndaj Gironës, mirëpo në minutën e 50 ishte i pafat duke qenë se u shkel në kavilje nga një duel me Pablo Torre.
Trajneri Carlo Ancelotti e zëvendësoi 20-vjeçarin për të mos e rrezikuar më tepër teksa klubi madrilen në njoftimin zyrtar bëri me dije edhe përgjigjet analizave të Bellingham. Fantazisti ka pësuar një dëmtim të rëndë në kavilje dhe për fat ka shpëtuar pa iu prekur ligamentet.
Pritet që Bellingham të mungojë për një periudhë trejavore duke humbur kështu ndeshjen e parë në Champions League ndaj Leipzig si dhe ato të kampionatit ndaj Rayo Vallecanos, Sevillas dhe Valencias.
Kështu, emergjenca në organikën e Ancelottit rëndohet edhe më shumë teksa kujtojmë se trajneri italian nuk ka prej kohësh në dispozicion Alaba, Militao apo Rudiger pa harruar edhe portierin Courtois.
Në këtë sezon të parë me madrilenët, Bellingham ia ka dalë të shndërrohet në yllin e skuadrës duke shënuar 20 gola në të gjitha kompeticionet e luajtura me “Los Blancos”.