Shtyhet ndeshja Gjilani-Prishtina
Edhe ndeshja e xhiros së dytë, ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës nuk do të zhvillohet sipas orarit të rregullt.
Vendimi është marrë nga Komisioni i Garave brenda Federatës së Futbollit të Kosovës pas kërkesës së KF Gjilanit skuadër kjo e cila po përballet me probleme të mëdha organizative.
“Komisioni i Garave aprovon kërkesën e SC Gjilani që për shkak të problemeve organizative dhe me mirëkuptimin e FC Prishtina, ndeshja e paraparë të zhvillohet të shtunën më 19 gusht të shtyhet për të mërkurën më 23 gusht në orën 17:00.”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Gjilani ka mbetur pa pronar që pas dorëheqjes së Florim Zukës dhe ende nuk dihet fati i këtij klubi.
Ata nuk kanë luajtur as ndeshjen e parë të Superligës kundër Fushë Kosovës.