City mposht Evertonin, një pikë larg Liverpool-it

City mposht Evertonin, një pikë larg Liverpool-it

Manchester City ka bërë hapin gjigant në garën për kreun e tabelës, duke mundur Evertonin, me rezultat 2-0, të shtunën në kuadër të Premier Leagues.

Kampionët në fuqi e dominuan lojën, megjithatë, vuajtën goxha shumë për të mposhtur Evertonin, e cila bëri një ndeshje mjaft të mirë.

Ylli norvegjez Haaland vendosi epilogun e kësaj ndeshje në minutën e 71-të, dhe në minutën e 85-të duke shënuar dygolësh në fitoren e skuadrës se Pep Guardiolës.

“Qytetarët” pas kësaj fitore kanë 50 pikë, vetëm një me pak se lideri i tabelës, Liverpool, e cila sot luan ndaj Burnley-t, kurse, Evertonin renditet e 18-ta me 19 sosh.

Share This