Turqia, “toka e premtuar” e sulmuesve kuqezinj? Pas Ernes Muçit, një tjetër lojtar i Kombëtares i shtohet kolonisë kuqezi në Superligën turke. Së fundmi, Samsunspor ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin me përvojë Arbnor Muja, duke nënshkruar një kontratë 3.5-vjeçare.
Klubi turk ka njoftuar: “Mirësevjen Arbnor Muja! Lojtari i kombëtares shqiptare, i cili së fundmi ishte pjesë e Royal Antwerp FC, Arbnor Muja ka firmosur për 3 vite e gjysmë me Samsunspor”.
Sulmuesi kuqezi në këtë sezon ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 23 ndeshje.