“Jemi në një kapitull të ri të rëndësishëm të evolucionit të klubit, të udhëhequr nga vizioni strategjik i Cardinales. Jemi në një rrugë themelore të rritjes për të kapërcyer hendekun me ekipet e mëdha në Evropë.”
Këto janë fjalët e Giorgio Furlanit, CEO i Milanit, tifoz i kuqezinjve dhe i plotfuqishëm i ekipit milanez. Protagonist i merkatos së pasur të verës së 19 herë kampionëve të Italisë, drejtuesi kuqezi i ka idetë e qarta:
“Në bazë të suksesit është projekti sportiv. Të gjitha vlerat dhe të ardhurat janë investuar në ekip dhe në klub. Të ardhurat nxisin investimet, të cilat prodhojnë performanca më të mira, të cilat nga ana tjetër krijojnë të ardhura të reja”.
Me largimin e Maldinit dhe Massara në qershor, Milani ka ndryshuar duke revolucionarizuar skuadrën.
Kështu komentoi Furlani për punën e drejtuesve: “Kemi ndërtuar një ekip konkurrues, me përfshirje lojtarësh të rinj cilësorë, të fortë fizikisht dhe të përshtatshëm për futbollin. Ne jemi ekipi me moshën mesatare më të ulët nëse numërojmë lojtarët e impenjuar në Serinë A. Për më tepër, dhoma e zhveshjes së kuqezinjve është një dhomë zhveshjeje shumë e bashkuar, një grup i përbërë nga njerëz të mëdhenj dhe lojtarë të mëdhenj. Në radhë të parë është gjithmonë Milani”.
Furlani, i cili përfundoi në orbitën e kuqezinjve në vitin 2018 duke iu bashkuar Bordit të Drejtorëve nën drejtimin e ri të Elliott, 45-vjeçari mori përgjegjësinë për punën e madhe të bërë, veçanërisht nga pikëpamja ekonomike:
“Jam me fat që e gjej veten në këtë pozicion. Unë erdha rreth gjashtë vjet më parë te Milani kur klubi duhej të shpëtohej nga një situatë falimentimi. Milani po bënte një humbje strukturore. Ne duhej të rishpërndanim burimet për të investuar më mirë, duke u fokusuar para së gjithash në aspektin sportiv për të qenë më të suksesshëm në fushë. Për më tepër, klubi nuk kishte investuar siç duhet në infrastrukturën menaxheriale”, tha mes të tjerash CEO i Milanit.