KOK rritë vlerat e bursës për disa sportistë

KOK rritë vlerat e bursës për disa sportistë

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, në mbledhjen e fundit ka vendosur të bëjë ndryshime në listën e bursave olimpike Paris 2024, varësisht nga performanca e sportistëve.

“Me këtë rast, marrë parasysh rezultatet në vazhdimësi të xhudistëve, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova, atyre iu është rritur mbështetja nga 750 në 1000 dollarë. Fazliu dhe Gjakova ndodhen brenda normës olimpike Paris 2024 dhe të dyve pritet t’iu konfirmohet norma në muajin qershor. Vlera e bursës iu ngrit edhe boksieres, Donjeta Sadiku, nga 850 në 900 dollarë, si dhe atletes Gresa Bakraqi nga 380 në 450 dollarë. Sadiku vlerësohet shpresë e madhe e boksit për të fituar normën olimpike, ndërsa Bakraqit për shkak të përmirësimit të rezultateve të saj në vazhdimësi”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Me kërkesë të Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës, sipas këtij njoftimi, shenjëtari Drilon Ibrahimi, u përfshi në bursë, falë ngritjes së rezultateve në vazhdimësi në garat ndërkombëtare. Ibrahimi do të mbështet me 250 dollarë në muaj.

Për shkak të lëndimeve dhe në pamundësi për të vazhduar rrugëtimin për normë olimpike Paris 2024, nga bursa është tërhequr me vetiniciativë mundësi, Egzon Shala.

Në total, KOK ndan 22 bursa olimpike për sportistët elitarë.

Share This