Gjithçka gati për nisjen e punimeve në “Adem Jashari”
Gjithçka është gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari”.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajurlla Çeku, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se Kosova do të bëhet edhe me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht.
“E gjatë dhe e mundimshme ishte rruga për t’i përmbyllur të gjitha procedurat që do të duhej të kishin mbaruar në vitin 2019, para nisjes së renovimit. Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar”, ka shkruar ministri Çeku.
Sipas tij, punët do t’i monitorohen në baza ditore.
“Asnjë vonesë nuk do të tolerohet. Kosova do të bëhet edhe me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht”, ka thënë i pari i sportit të Kosovës.