Tuchel para duelit me Leverkusenin: Koha të tregojmë sa vlejmë

Tuchel para duelit me Leverkusenin: Koha të tregojmë sa vlejmë

Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel është i bindur se skuadra e tij, do ta mposht liderin e tabelës, Bayer Leverkusen-in.

Leverkusen dhe “Bavarezët” do të ballafaqohen nesër, në një sfidë që mund të jetë vendimtare në luftën për titullin kampion këtë sezon në Gjermani.

Strategu gjerman në një konferencë për media, një ditë para kësaj ndeshje, ka thënë se të besuarit e tij, janë gati për duelin me Leverkusenin e Granit Xhakës.

“Ne jemi vetëm dy pikë mbrapa. Nuk ka arsye për t’u fshehur. Është koha të tregojmë sa vlejmë. Ne do të jemi gati të sfidojmë Leverkusen. Do të shkojmë në Leverkusen për të fituar. Është emocionuese që dy skuadra po fitojnë pikë në një nivel kaq të lartë. Jemi plotësisht të fokusuar në atë që mund të bëjmë. Ne duam një paraqitje të jashtëzakonshme”, ka thënë Tuchel.

Ai kërkon paraqitje të mirë nga futbollistët e tij në duel me Leverkusenin.

Share This