Kosova me 6 shtator në “Fadil Vokrri” ndeshet me Rumaninë

Kosova me 6 shtator në “Fadil Vokrri” ndeshet me Rumaninë

Kosova tashmë ka mësuar kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve të cilat nisin në muajin shtator.

Dardanët janë ra në grup me Rumaninë, Qipron dhe fituesin e ndeshjes Lituania – Gjibraltar.

Padyshim ndeshjet kryesore të Kosovës vlerësohen ato me Rumaninë si rivalin më të madh për ta fituar grupin.

Ndeshja e parë luhet me 6 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45 ndërsa ndeshja e dytë kthyese luhet në Rumani me 15 nëntor gjithashtu nga ora 20:45.

Orari komplet i Kosovës në Ligën e Kombeve:

Kosova – Rumania luhet më 6 shtator. Tri ditë më vonë luan ndaj Qipros në udhëtim.

Më 12 tetor do ta zhvillojë ndeshjen me Gjibraltarin ose Lituaninë.

Më 15 tetor e pret Qipron, ndërsa dy ndeshjet e fundit të Grupit 2 Të Ligës C, do t’i ketë në nëntor.

Më 15 nëntor luan në udhëtim ndaj Rumanisë, derisa tri ditë më vonë e pret, Gjibraltarin ose Lituaninë.

Share This