Rikthehet Superliga, spikat derbi Drita-Llapi
Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë vikend më ndeshjet e javës së 19-të.
Pranvera e “nxehtë” do të nis nesër me dy duele tejet interesante, ku do të përballen Fushë Kosova-Gjilani dhe Drita-Llapi, kjo e fundit konsiderohet derbi i këtij vikendi pasi që të dy skuadrat janë në garë për kreun e tabelës.
Xhiroja e 19-të, do të vazhdojë të dielën pasdite me tri ndeshjet e fundit, ku do të ballafaqohen Dukagjini-Malisheva, Liria-Ballkani dhe Prishtina-Feronikeli ’74.
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.