Gjiganti spanjoll synon mbrojtësin e Bayernit
Alphonso Davies ka edhe një vit kontratë me kampionët e Gjermanisë.
Mbrojtësi kanadez është i lidhur me Bayernin e Mynihut deri në vitin 2025, por gëzon vlerësimin e klubeve të ndryshme evropiane që mund ta blejnë atë në sesionin e ardhshëm të merkatos.
I vetëdijshëm për faktin se kontrata e lojtarit do të skadojë pas një viti, klubi bavarez mund të mendojë ta lërë të largohet në qershor që të mund të fitojë diçka nga ndonjë blerës i mundshëm.
Mbrojtësi ka përfunduar në shënjestrën e Realit të Madridit, që dëshiron ti bëjë një dhuratë Carlo Ancelottit për sezonin e ardhshëm. Spanjollët janë në kërkim të një anësori me këmbë të majtë, i cili mund të forcojë skuadrën në prapavijë.
Por, nuk janë vetëm madrilenët ata që kanë shfaqur interes për lojtarin, që pëlqehet edhe nga gjigantët anglezë të Manchester City dhe Liverpool.