Trajneri i Çekisë “kërcënon” Shqipërinë: Duam 6 pikë
Në një grup me Shqipërinë në Ligën e Kombeve. Çekia ka edhe përvojën më të fundit, atë të kualifikueseve në Europian 2024.
Në ndeshjen në shtëpi, skuadra çeke barazoi 1-1, në tetor të vitit të kaluar humbi 0-3 në Tiranë. Trajneri i ri i përfaqësueses çeke, Ivan Hashek i ka idetë e qarta.
“Sigurisht që mund të jetë një motivim, jo vetëm për vetë lojtarët, por të gjithë do të duam të tregojmë se jemi më të mirë se Shqipëria. Ata e treguan forcën e tyre sidomos në ndeshjen në shtëpi. Është detyra jonë t’ua kthejmë atyre dhe të marrim gjashtë pikë këtë herë”, thotë trajneri i ri, Ivan Hashek.
“Megjithatë, detyra jonë mbetet e qartë, ne duam të avancojmë dhe nuk ka rëndësi se kush luan me kë. Të gjitha grupet janë të balancuara, disa kundërshtarë mund të mos duken të vështirë në pamje të parë, por kanë forcë. Çdo ndeshje do të jetë një luftë”.